AAK për Dosjen e Shefave: Protagonistët të japin përgjegjësi politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK për Dosjen e Shefave: Protagonistët të japin përgjegjësi politike

    Insajderi
    13 August 2016 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muharrem Nitaj anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar lidhur me publikimin e serisë së përgjimeve të publikuara nga Gazeta Insajderi, duke kërkuar që Prokuroria e Shtetit të merret me këtë rast.

    Ai ka kërkuar që emrat e njerëzve të cilët janë përmendur në to të japin edhe përgjegjësi politike.

    “AAK ka vite që e ka ngritur alarmin për rrezikun nga kapja e shtetit. Përgjimet që janë bërë janë bukur serioze dhe unë besoj dhe Aleanca beson se qëndrimin duhet ta japë sa më përpara Prokuroria e shtetit dhe organet e drejtësisë”, ka thënë Nitaj, për Express.

    Ky është reagimi i parë i një zyrtari të kësaj partie opozitare që prej dy javësh kur ka filluar publikimi i përgjimeve që dëshmojnë sesi zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shtrirë ndikimin në të gjitha institucionet vendore.

    Vetëm Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar menjëherë pas njoftimit për këto përgjime, ndërkohë që as Nisama për Kosovën ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për to.

    Nitaj gjithashtu ka deklaruar se AAK nuk është e afërt me asnjë person që ka probleme me ligjin.

    “AAK asnjëherë në asnjë situatë nuk do të jetë e afërt me asnjë person i cili është i përfshirë në çfarëdo forme në veprimtari që sanksionohet me ligjet e Kosovës”, ka shtuar Nitaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark