AAK: Po e presim me bindje të thellë e të plotë mbylljen e kutive të votimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    AAK: Po e presim me bindje të thellë e të plotë mbylljen e kutive të votimet

    Insajderi
    14 November 2021 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën e dytë për media në ditën e zgjedhjeve, ku kjo parti është duke garuar në pesë komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sipas informacioneve gjatë pasdites ka pasur dalje më të madhe për të votuar, teksa ka ftuar të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.

    “Në 5 komunat ku ne garojmë, tregojnë që pasdite ka pasur dalje më të mirë. Nuk ka pasur diçka probleme që kishim pasur mundësi t’i theksojmë. Ne jemi me disponim dhe i ftojmë të gjithë qytetarët që nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, të dalin e të votojnë. Po e presim me bindje të thellë e të plotë mbylljen e kutive të votimet”, ka thënë Tahiri.


    Në anën tjetër, anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë para mediave se sipas informacioneve gjatë ditës ka pasur disa raportime për probleme në Komunën e Junikut.

    Ai ka thënë se apelon tek të gjithë që të mos ndikojnë në kompromentimin e ditës së sotme të zgjedhjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark