
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përmbyllur sot zyrtarisht ciklin e kandidaturave për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke miratuar unanimisht edhe pesë emrat e fundit për kryetarë komunash, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Në listën e re të konfirmuar sot, AAK ka zyrtarizuar:
Enver Hoti për komunën e Malishevës
Hafize Sallahu për Kaçanikun
Mensut Ademi për Vushtrrinë
Ali Krasniqi për Obiliqin
Beqir Kiqina për Drenasin
Këto pesë emra i shtohen 19 kandidaturave të tjera që AAK i kishte shpallur më herët, duke e çuar në 24 numrin total të kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Sipas njoftimit të partisë, kandidatët e përzgjedhur janë figura me përvojë dhe me rezultate të dëshmuara në shërbim të qytetarëve, të cilët përfaqësojnë vizionin e AAK-së për qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.
Lista e plotë e kandidatëve të AAK për zgjedhjet lokale 2025:
AAK thekson se në këto zgjedhje hyn e bashkuar dhe me energji të re, duke besuar në përkrahjen qytetare për një qeverisje të bazuar në rezultate konkrete, zhvillim lokal dhe përfaqësim të ndershëm. Sipas partisë, vota për Aleancën është një votë për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.