AAK reagon ndaj “presionit” të Ambasadës amerikane dhe kryeministrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK reagon ndaj “presionit” të Ambasadës amerikane dhe kryeministrit

    Insajderi
    08 May 2017 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt demarkacionin.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e çmon porosinë e Ambasadës së SHBA-së për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, porse ajo do të vazhdojë të jetë e palëkundur në këtë drejtim sa i përket qëndrimit të saj.

    “Sa i përket deklaratës së ambasadës së SHBA-së, mendoj që i kemi miq dhe se i kemi respektuar dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, megjithatë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban qëndrim të palëkundur dhe se nuk do të pajtohet me këtë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi. Ne e kuptojmë ambasadën amerikane mirëpo edhe në anën tjetër asnjë presion nuk mund të jetë demokratik”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

    Ambasada amerikane pasditen e sotme i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi sepse kjo marrëveshje, sipas saj, është në rregull, dhe Qeveria menjëherë duhet ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark