'AAK se voton Albulena Haxhiu'- Kadrijaj: Qytetarët duhet ta dinë, VV-ja është bllokuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘AAK se voton Albulena Haxhiu’- Kadrijaj: Qytetarët duhet ta dinë, VV-ja është bllokuese

    Insajderi
    01 May 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se qytetarët duhet ta dinë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që po bllokon konstituimin e Kuvendit.

    Sipas saj, AAK-ja ka propozuar dy emra (Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin) për t’i votuar për kryeparlamentare, por siç thotë ajo, VV-ja nuk po do të dalë nga kriza.

    “S’kemi votë në këto rrethana. Për zhbllokimin e kësaj situate kemi propozuar dy emra, por nuk po duan. Edhe partitë e tjera kanë shprehur gatishmëri të votojnë tjetër kandidat. Qytetarët duhet ta dinë se VV-ja është bllokuese e konstituimit të Kuvendit”, ka deklaruar Kadrijaj.

    Tutje, ajo u shpreh se edhe nëse do të ishin të ftuar në takimin e sotëm nga Kurti nuk do të kishin shkuar.

    “Është obligim i VV-së t’i sigurojë 61 vota. Ftesa që iu ka bërë PDK-së e LDK-së nuk kam menduar se është ftesë korrekte sepse ka balancuar zgjedhjen e kryeparlamentarit me të nënkryetarëve. Janë procedura të ndryshme. Nuk do të kishim shkuar në takim. I dini qëndrimet tona”, ka thënë Kadrijaj.

    Në takim LDK-ja e refuzoi pjesëmarrjen, ndërsa PDK-ja u takua, por nuk arritën ndonjë marrëveshje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark