Sot Këshilli Drejtues i AAK-së ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj duke i dëshiruar sukses të gjithë anëtarëve të AAK-së, ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër.
Gjithashtu, në një njoftim në faqen zyrtare të AAK-së në facebook, thuhet se këto zgjedhje do të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021. Procesi zgjedhor përfundon me 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale, AAK ka arritur ta ruajë votën e saj tradicionale, me një rezultat prej mbi 90 mijë vota të arritura në nivel Kosove, ndërkaq qeverisë me 5 komuna.