AAK: Sulmi në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, i papranueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Sulmi në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, i papranueshëm

    Insajderi
    29 August 2016 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm pranë shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala. Sipas kësaj partie, tradita shqiptare nuk e njeh sulmin në familje.

    “Sulmi i mbrëmshëm mbi shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala është i papranueshëm. Nuk është në traditën shqiptare që të sulmohet familja, për çfarëdo arsye që mund të jetë. Familja është e shenjtë”, thuhet në një reagim nga kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

    AAK akuzon shtetin se është i paaftë që t’u gjendet afër qytetarëve të Kosovës në këso raste.

    “Kjo situatë bëhet edhe më e papranueshëm kur kemi parasysh se është akti i katërt dhe organet e sigurisë nuk kanë as pistë të hetimeve (siç zakonshëm i referohen) për këto raste. Shteti që në start na tregon se sa i paaftë është për t’iu gjendur afër qytetarëve të Kosovës, në këtë kohë mjaftë delikate jo vetëm në Kosovë por edhe në botë”, thuhet në reagim, shkruan lajmi.net.

    Sipas AAK-së, Kosovës i duhet qetësia e maturia dhe jo diçka tjetër.

    “Nëse nuk janë të kurdisura, siç zakonisht kanë ditë më i ba edhe në të kaluarën, atëherë ju bëjmë thirrje policisë që sa ma parë të kapen autorët dhe këto sulme të marrin fund njëherë e mirë. Kosovës i duhet qetësia e maturia e jo diçka tjetër…për të mbuluar diçka apo për të përfituar politikisht diçka nga këto akte të shëmtuara”, përfundon reagimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark