AAK thotë se ueb-faqja e saj po sulmohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK thotë se ueb-faqja e saj po sulmohet

    Insajderi
    21 March 2017 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është përgjigjur organizatës joqeveritare ‘Demokraci Plus’ (D+) rreth hulumtimit për transparencën e subjekteve politike, ku thuhet se AAK-ja nuk ka fare ueb-faqe funksionale. Kjo parti ka thënë se vlerësimi i tillë nuk është i saktë.

    “Faqja zyrtare e AAK-së ka qenë e hakuar dhe kjo ka qenë publike dhe njësitë hetimore po kryejnë hetime për këtë sulm kibernetik”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

    “Para se të sulmohet ueb faqja zyrtare www.aak-ks.org/web ka qenë e përditësuar rregullisht si dhe raportin financiar e ka bërë publik e para”, vazhdon reagimi.

    AAK-ja thotë se këto ditë është duke u punuar në dizajn, mirëpo faqja ka qenë aktive.

    “Shprehim keqardhje që organizata ‘Demokracia Plus’ nuk e ka marrë mundimin të marrë në telefon ose të vijë deri në zyrë për të siguruar informacionin e plotë. Për të gjithë të interesuarit të gjitha informacionet rreth subjektit politik AAK i gjeni në www.aak-ks.org/web”, përfundon komunikata./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark