
Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallur si të pabazë ankesën e partive opozitare për procesin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të besojë se zgjedhja e tij është bërë në kundërshtim me kushtetutën.
“Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që është të qenit faktor i unitetit. Ne po ashtu konsiderojmë së edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejt”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.
“AAK e ka kundërshtuar votimin e e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë”.
Përmes kësaj komunikate, AAK ka thënë se partitë opozitare nuk kanë biseduar për ndonjë veprim të përbashkët opozitar në ditën kur Thaci pritet që të marrë detyrën./Insajderi.com