Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mos vonojë në shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK –së, konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, mbetet prioritet strategjik për Kosovën. Ne si parti insistojmë që kjo çështje të procedohet në Kuvend, sa më parë të jetë e mundur dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të mos mbeten peng e pazareve politike ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe”, thuhet në një komunikatë nga kjo parti.
“Ne, si AAK, kemi qenë dhe jemi kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO. Vonesat e pakuptimta politike e ligjore në këtë drejtim janë të paarsyeshme dhe krejtësisht të papranueshme”.
Sipas AAK-së, Qeveria Mustafa nuk ka treguar minimumin e përgjegjësisë kushtetuese, aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe të ekspertizës së sigurisë për t’iu ofruar qytetarëve krijimin e ushtrisë, klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe të mbrojtjes./Insajderi