AAK zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash – Bekë Berisha në garë për Prishtinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash – Bekë Berisha në garë për Prishtinën

    Insajderi
    05 June 2025 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sot njëzëri listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale të tetorit.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kandidatët janë përzgjedhur me mbështetje unanime nga anëtarët e këshillit, shkruan Insajderi.

    Sipas listës së publikuar, AAK do të garojë në disa prej komunave kryesore të vendit me këta kandidatë:

    Gjakovë – Ardian Gjini

    Pejë – Ali Berisha

    Suharekë – Bali Muharremaj

    Rahovec – Smajl Latifi

    Klinë – Zenun Elezaj

    Deçan – Bashkim Ramosaj

    Prishtinë – Bekë Berisha

    Artanë – Ajet Avdyli

    Haradinaj theksoi se Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor për komunat që synon t’i udhëheqë.

    “Gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark