Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për zhvillimet në veri të vendit. Ai kërkoi vullnet politik për të deeskalim të situatës.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde tha se është absurde një konfrontim për targat, ndërsa Rusia po zhvillon luftë brutale kundër Ukrainës.
“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deeskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, shkroi ambasadori gjerman.
Urgently needed is political will for deescalation and compromises based on Brussels agreements!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 12, 2022
Absurd to risk violent confrontation about licence plates while a brutal war is being waged against UKR by Russia with already countless victims https://t.co/kAdInLeq7c