Abazi e quan Anti – demokratike dhe Anti – kushtetuese që të gënjehet për kërcënim ndaj Kurtit duke keqpërdorur AKI-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi e quan Anti – demokratike dhe Anti – kushtetuese që të gënjehet për kërcënim ndaj Kurtit duke keqpërdorur AKI-në

    Insajderi
    13 February 2024 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e quan anti – demokratike dhe anti – kushtetuese refuzimi i pyetjeve të deputetëve drejtuar ekzekutivit.

    Ai ka theksuar edhe disa pika të tjera në listën e publikuar, ku ka përmendur dhe vazhdimin e diskutimit për dhënien e burgut të Gjilanit me qera derisa ka refuzim të fuqishëm në parlamentin e Kosovës dhe shoqërinë civile.

    Po ashtu, ai anti – demokratike dhe anti – kushtetuese e ka quajtur edhe atë që gënjehet opinion publik për kërcënime ndaj Kryeministrit duke përdorur transmetuesin publik dhe duke keqpërdorur AKI, gjithashtu dhe duke mos paraqitur asnjë fakt, as kundërshtim ndaj deklaratës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë që demanton qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Abazi e ka quajtur rrezikim të Sigurisë Kombëtare përcaktimin e Komisionerit të FSK-së, nga një njeri pa legjitimitet dhe pa asnjë transparencë.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark