Abazi: Jemi në një periudhë kritike, Lajçak po na mban peng – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abazi: Jemi në një periudhë kritike, Lajçak po na mban peng

    Insajderi
    07 October 2022 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Liberalizimi vizave e anëtarësimi në Këshillin e Evropës, nuk mund të jenë peng i dialogut, Lajçak mund ta vazhdoj përgjithmonë dialogun, por ne s’mund të jemi peng të kësaj forme në tentim të normalizimit të marrëdhënieve”, ka deklaruar Haki Abazi.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thirrur një konferencë për media në të cilën foli për dy çështje, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe agresionin rus me ndikimin e tij në krizën energjetike.

    Sipas Abazit, Kosova gjendet në një moment kritik aktualisht në politikën ndërkombëtare, ai tha se dialogu duhet të ndahet nga proceset e tjera, përcjell Insajderi.

    “Jemi në një moment kritik e alarmit me marrëdhënie ndërkombëtare e patë edhe në komunitetin politik në Pragë, dy çështje të rëndësishme në pasluftë, agresioni i Rusisë dhe krizës së gazit, të dyja na prekin neve, duhet të merret seriozisht ky alarm si në aspektin politik, të brendshëm e të jashtme por edhe në raport me Serbinë, Moment kritik, dialogu duhet të ndahet nga proceset e tjera”, tha Abazi.

    Abazi kritikoi përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili sipas tij ka vazhduar ta mbaj agjendën peng të dialogut dhe Serbia e ka përdorur dialogun si shantazh.

    “Lajçak ka vazhduar ta mbaj agjendën peng të dialogut dhe Serbia ka vazhdu që dialogun ta përdor si formë shantazhi, liberalizimi vizave anëtarësimi në Këshillin e Evropës, nuk mund të jetë peng i dialogut, Lajçak mund ta vazhdoj përgjithmonë dialogun, por ne s’mund të jemi peng të kësaj forme në tentim të normalizimit të marrëdhënieve”, tha Abazi në vazhdim.

    Çështja tjetër shqetësuese sipas tij, është konflikti në Ukrainë dhe energjia elektrike, ai tha se është mirë që të zgjidhet problemi 20-vjeçar me rrymën.

    “Lajçak ka arritur që liberalizimin e vizave ta bëjë pjesë të dialogut, ne si Kosovë s’duhet pajtuar me ketë formë trajtimi në dialog. Çështja tjetër mendoj është me interes dhe lidhet gjithsesi me konfliktin në Ukrainë është puna e energjisë, mundem me shpenëzu orë të tëra, kam pauzuar s`kam fol për energjinë, por është mire ta kalojmë problemin e 20-vjeçarit, të fokusohemi në të tashmen dhe të ardhmen”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark