Ditë më parë është publikuar një pjesë e bisedës mes koordinatorës për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Milait dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Krasniqi përmes një bisede private, ia konfirmonte Mihalit përfshirjen e Martin Berishajt në dallavere me rrymë.
E kjo e fundit e ‘urdhëronte’ ish-kryeshefin që të mos ketë ndalje të rrymës. “Sot dhe nesër jetike të mos ketë reduktime fare”-i thoshte ajo.
Në lidhje me “përzirjen” e Mihalit, që nuk ka asnjë pozitë në institucionet publike të Kosovës, në çështjet brenda KEK-ut, për Insajderin ka folur ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi.
Ai ka thënë se “nuk ka vesh të ndonjë ministri a ministrje, që Dejona nuk e ngreh. Ajo është mash e Kurtit. Ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit”.
Ndërkaq, ish deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, duke iu referuar “shefllëkut” të Mihalit në institucione shtetërore, ka thënë se “nuk është rastësi që nuk është pjesë e VV-së”.
Për më shumë ndiqni videon në vijim: