Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka folur për ftohej e raportit me partinë e Kurtit.
Abazi ka deklaruar se brenda LVV është bërë luftë speciale për ta larguar nga lista e deputetit.
“Në asnjë formë nuk dua që kjo të tingëllojë si personale, janë konceptuale. Në zgjedhjet e para kur ne fituam kur bëmë koalicion me LDK, Haki Abazi ka qenë njëri prej deputetëve të LVV që ka sjell votat dhe konfidencën në LVV prej të cilës kishin dalë një numër i caktuar i njerëzve. Ne fituam në këtë koalicion”, deklaroi ai në Debat Plus.
Ai tha se nuk ishte ftuar në asnjë tubim të LVV-së.
“Në zgjedhjet e dyta mua më është dhënë numri 19, nuk jam ftu në asnjë prej tubimeve elektorale, në asnjë të vetëm, e kam marrë me sportivitet sepse qëllimi ishte që LVV të dilte e para. E gjitha fushata është bërë nga unë dhe ekip i vogël që kam pasur dhe më vonë kam kuptuar luftën e brendshme speciale që është bërë për të më eleminuar komplet nga lista e deputetëe, kjo është arsyeja që nga zëvendëskryeministrit mezi arrijë të bëhem deputet”, tha Abazi.
“Kurti vet më ka thënë që ske marrë vota mjaftueshëm. Unë e pyeta sa vota ka marrë Bislimi, Rizvanolli…”, tha Abazi.
Sot deputeti, Haki Abazi ka mbajtur konferencë shtypi në hollin e Kuvendit të Kosovës. Nga aty ai hodhi akuza të rënda kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit. Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urdhëruar që Kuvendit t’i kërkohet shkarkimi i Abazit nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.
Gjatë kësaj konference, ai ka akuzuar pushtetin, në krye me kryeministrin Albin Kurti, se duhet të intervistohen për zhdukjen e mostrave të aktivistit Astrit Dehari. Sipas tij, ka video që tregojnë se kush i ka marrë mostrat nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Akuza ka hedhur edhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të VV-së për “ngufatje të zërit të deputetëve”.
Ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ministrja Albulena Haxhiu e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin.
Për këto deklarime, Prokuroria e ka ftuar për intervisitmin deputetin Abazi.
Abazi ka thënë se ekzistojnë edhe audio-incizime në të cilat, sipas tij, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe aktivistja e VV-së, Dejona Mihali, bisedojnë për ta ndalur zërin e deputetëve të pushtetit brenda Kuvendit.
Abazi ka thënë se aktivistja e VV-së nga Shqipëria, Dejona Mihali, është masha e kontrollit e Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvend dhe, siç thotë ai, mbivendos mbi çdo deputet. Kjo, sipas Abazit, bëhet me urdhër të kryeministrit Kurti.
Pavarësisht gjithë këtyre akuzave, ai ritheksojë së nuk ka votë kundër Qeverisë Kurti.
/GazetaInsajderi