Abazoviq e bën një marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin, zbulon detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq e bën një marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin, zbulon detaje

    Insajderi
    29 June 2022 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka realizuar vizitën e tij të parë në Beograd si shef i qeverisë malazeze. Ai është pritur nga homologia e tij, Ana Bernabiq, derisa pas saj e ka takuar edhe shefin e shtetit serb, Aleksander Vuçiq.

    Pas takimit me Vuçiqin, Abazoviq ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje, dhe se nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalesa për deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nëpër kufijtë e Serbisë.

    “Nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalime për deputetë të Kuvendit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë. Faleminderit Aleksandar Vuçiq për qasjen miqësore. Po hapim horizonte të reja për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Abazoviq në twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark