×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq kumton për ndryshimin e Ligjit mbi Lirinë Fetare në Mal të Zi

    Insajderi
    21 January 2021 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se është miratuar Ligji i ri mbi Lirinë Fetare i cili e siguron pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

    „Ky ligj nuk duhet të trajtojë çështjet pronësore, ky ishte gabim i ligjit paraprak të Gjukanoviqit. Tani Gjukanoviqi duhet ta nënshkruaj atë pasi për të është votuar për të dytën herë“, ka pretenduar Abazoviq.

    Ndërsa në lidhje me punën e Radio-Televizionit të Malit të Zi, ai ka thënë se „ky nuk është servisi publik, por aparat i Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit, si dhe situata atje është kataklizmike“.

    „Natyrisht se qeveria mund të ndikojë në „informim objektiv“, ata nuk kanë pranuar që vet të tërhiqen. Shumë shpesh nxisin urrejtje fetare dhe nacionale. Ky nuk është televizion, nuk është media“, ka pretenduar Dritan Abazoviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark