×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid, kush s’e kupton s’ka vend në funksionet e shtetit

    Insajderi
    30 March 2021 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se kushdo që nuk e kupton që në Srebrenicë ka pasur gjenocid “nuk ka vend në funksionet e shtetit”.

    Duke iu përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, që u shpreh se nuk e njeh ngjarjen e Srebrenicës pasi “s’kishte njohuri”, Abazoviq nëpërmjet Twitterit ka thënë se “Qeveria malazeze respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare”.

    “S’ka diskutim mbi këtë temë. Kush nuk e kupton këtë s’ka vend në funksionet e shtetit. Le t’i kthehemi të ardhmes, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar ai.

    Deklaratës së Leposaviqit i kanë reaguar ashpër edhe shtetet e huaja. Ambasada të shteteve më të fuqishme të botës kanë reaguar ndaj Qeverisë së Malit të Zi duke kërkuar që të qartësohet qëndrimi i saj se në vitin 1995 në Srebrenicë ka pasur gjenocid ndaj boshnjakëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark