×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq u intervistua për shkak të kërcënimeve përmes të rrjeteve sociale

    Insajderi
    12 January 2021 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori special Millivoje Katniq konfirmoi për gazetën malazeze “Dan” se zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dha një deklaratë para prokurorit në lidhje me kërcënimet ndaj tij përmes rrjeteve sociale.

    Ai gjithashtu njoftoi se po zhvillohet një hetim në lidhje me deklaratën e Abazoviqit se dikush i ofroi para, për të cilat ai foli në intervistën dhënë televizionit malazez.

    Katniq nuk mund të thoshte se a ishte çështja korrupsion politik, por theksoi se Prokuroria do të kryejë të gjitha hetimet dhe do të hetojë çështjen deri në fund, e më pas do të përcaktohet nëse çështja është nën juridiksionin e prokurorit special.

    Përfaqësuesit e GQ URA kohë më parë njoftuan se kryetari i kësaj partie mori kërcënime serioze. Mediat njoftuan se Abazoviq u kërcënua nga një anëtar i një grupi kriminal nga rajoni, përkujton RTCG./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark