Abbott i shqetësuar përmend edhe frikësimet e jashtme pas dorëheqjes së policëve serbë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abbott i shqetësuar përmend edhe frikësimet e jashtme pas dorëheqjes së policëve serbë

    Insajderi
    18 August 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se ndan shqetësimin për dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës.

    Ai thotë se është në interes të vetë komunitetit shërbimi i këtyre zyrtarëve, derisa thotë se ata duhet ta bëjnë punën e tyre pa frikësime të brendshme apo të jashtme.

    “Unë ndaj shqetësimin se një numër i policëve serbë të Kosovës të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Është në interes të komunitetit që policia serbe e Kosovës të vazhdojë të punojë në veri të Kosovës dhe ta bëjë këtë pa frikësime të brendshme apo të jashtme. Është jetike që Policia e Kosovës të përfaqësojë komunitetet aty ku policon [kryen detyrën] dhe i mirëpres përpjekjet e qeverisë që ta bëjë të mundur këtë”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark