Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka mbajtur takim lamtumirës me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.
Abbott ka theksuar se me Sveçlën kanë diskutuar për një sërë çështjesh të sigurisë si dhe ndikimin e sulmit në Banjskë.
“Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e Kosovës për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë”, shkroi Abbott.
Në lidhje me agresionin në Banjskë, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi tha se Kosova i ka dërguar raport prej 48 faqesh Bashkimit Evropian.