Abdhixhiku: Qytetarët e kanë të qartë kush janë bllokuesit e vërtetë të seancës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdhixhiku: Qytetarët e kanë të qartë kush janë bllokuesit e vërtetë të seancës

    Insajderi
    17 April 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar përsëri seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

    Lideri i LDK’së, Lumir Abdhixhiku akuzoi Vetëvendosjen për dështimin e konstatimit të Kuvendit.

    Ai tha se deputetët e LVV po e bllokojnë mbajtjen e Seancën Konstituive.

    ‘‘Qytetarët e kanë të qartë kush janë bllokuesit e vërtetë të seancës. Kryesuesi që rastisë të jetë më i vjetri në moshë dhe rastisë të jetë nga partia e parë, pa të drejtë ndërpreu seancën e sotme, ndonse kishte kushte për votim të raportit. Sinqerisht është për keqardshje kjo praktikë e re bllokuese e kushtetute , dhe nevojë urgjente të popullit për të pasur institucione. Kjo është shkelje e rende praktikë e pazakontë, sjellje e mbrapshtë për të cilën s’kemi arsyetime por gjithsesi do të mblidhemi pas 48 orëve. Çështja është shumë e qartë, ky është institucioni më i lartë i vendit, këtu mirren vendimet e vendit., Kjo e drejtë ju mohua  sot 100 deputetëve prezentë kishte kushte për votim, do të duhej të votohej. Kryesuesi duhet të lexojë skenarin, nuk guxon të bëjë asnjë hap tutje, as konsultime’’, ka thënë ai. ” tha ai para mediave. ./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark