Abdixhiku: 171 mijë punëtorë në sektorin privat, qeveria s’ka bërë asgjë, pak po ju bëjnë çka e meritojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: 171 mijë punëtorë në sektorin privat, qeveria s’ka bërë asgjë, pak po ju bëjnë çka e meritojnë

    Insajderi
    29 May 2025 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mbështetjen e tij për bizneset vendore, duke kritikuar njëkohësisht qeverinë për, siç tha ai, mosveprim ndaj sektorit privat.

    Abdixhiku theksoi se janë rreth 171 mijë punëtorë që aktualisht janë të punësuar në sektorin privat, të cilët po preken direkt nga krizat si ajo energjetike.

    Ai ka komentuar edhe përkrahjen që Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë në zgjedhjet e fundit.

    “42% për Vetëvendosjen pa bërë asgjë për katër vjet, flet shumë,” tha ai në emisionin “Pressing”, përcjell Insajderi.

    Duke cituar me ironi kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, Abdixhiku shtoi: “Ndjej keqardhje që gjendemi në situatë të tillë ku bizneset kryesore të Kosovës nuk mund t’u besojnë institucioneve. Siç thotë Gaz Muhaxheri, pak po ju bëjnë çka e meritojnë. Po e them prej zemrës së plasur.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark