Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mblodhi 25 mijë qytetarë në tubimin elektoral në Kosovë.
Tubimi masiv u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku entuziazmi i jashtëzakonshëm dhe ndriçimi i telefonave nga dhjetëra mijëra pjesëmarrës shndërruan tubimin e LDK-së në më madhështorin.
“Le të ketë dritë në këtë Republikë!
LDK është dashni! 💙💜
25 mijë falenderime për pjesëmarrësit!” – ka shkruar Abdixhiku.