Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur “Turneun e Ndryshimit” me Forumin e Gruas.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se “si prind i dy vajzave, ju them se sfida juaj është dhe sfidë e imja”.
“Ju gra keni zgjedhur të bëni ndryshimin. Jam i lumtur që kemi 38 gra në listën tonë të kandidatëve për deputetë”, tha ai.
Sipas tij, edhe rruga e lirisë e pavarësisë është shtruar nga gratë dhe se gruaja kosovare ka guxuar gjithmonë të ëndërrojë.
Ai foli edhe për dhunën ndaj grave e që tha se është e patolerueshme.
“Nuk mund ta pranojmë idenë e dhunës në familje. Nuk mund të pranojmë se 65% e grave në Kosovë janë jo aktive”, tha Abdixhiku.