Abdixhiku: 9 shkurti është dita e kthesës sonë të madhe – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku: 9 shkurti është dita e kthesës sonë të madhe

    Insajderi
    17 January 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se beslidhja e qytetarëve në qytetet e shumta ku po vizitohen, po i bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim.

    Sipas tij, 9 shkurti është dita e kthesës të madhe të LDK-së.

    ‘’LDK është ngritur tashmë në këmbë, janë bërë NJË me popullin e Kosovës, dhe sikurseatëherë, sikurse e keni kërkuar përherë!

     Këtë LDK që e keni kërkuar tashmë e keni.

    Këtë LDK që punon, përbashkon, fton e përfaqëson tashmë e keni.

    Prandaj, ruajeni si të tillë; duajeni si të tillë, mbrojeni si të tillë, sepse është e juaja siç ka nisur 35 vite më parë’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Rahovec.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark