Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka theksuar se nuk do të ketë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) pas akuzave të kryeministrit Albin Kurti për lidhje me Serbinë.
Abdixhiku ka reaguar ashpër, duke thënë se është rrezik të thuhet se ai bashkëpunon me Serbinë.
Ai ka shtuar se kur dikush e akuzon për bashkëpunim me Serbinë, përfundon çdo mundësi për bashkëpunim.
“Në momentin që ti mua më akuzon se jam shërbëtor i Serbisë, ti me mua e ke përfundu. S’mund të bashkëpunosh ti më me mua”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon, duke shtuar se politika ka rregulla dhe marrëdhëniet e tij me Kurtin kanë qenë të ndryshme kur ai nuk ishte kryeministër.