Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për tubimet masive të partisë së tij.
Ai në takimin me banorët e Batllavës, tha se “po më pyesin edhe ambasadorët e huaj se çfarë po ndodh me këtë fushatë, me këtë masivitet të LDK-së”.
“Po ju them: Po ndodh e thjeshta, rugovistët janë ngritur në këmbë, kanë vendosur që më 9 shkurt të dalin në fitoren e madhe dhe s’ka asgjë që i ndal”, tha Abdixhiku.