Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është zotuar se në qeverinë e tij nuk do të ketë vend për korrupsion, duke deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë tendencë të tillë.
Ai tha se do të punojë për një qeverisje të pastër dhe të përgjegjshme.
“Unë, si Lumir, asnjë tendencë për korrupsion në qeverinë time nuk do ta tolerojë. Do ta luftojë, do ta gjykojë, do ta trajtoj menjëherë. Jo me thënë ‘Ju çmendi Nagipi’. Nagipi 36 milionë euro dëme, 111 kontrata njëburimore… ‘ju çmendim’”, tha Abdixhiku në Rubikon.