Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur befasinë e tij për pritjen madhështore që iu bë gjatë vizitës në Rahovec.
Ai tha se entuziazmi dhe përkushtimi i qytetarëve të Rahovecit janë një dëshmi e qartë se LDK-ja po shndërrohet në një forcë të pandalshme politike.
“Rahovec çka ke ba’ kështu? Madhështore! Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte!”, shkroi Abdixhiku.
Abdixhiku tha se qytetarët e Rahovecit po bashkohen me vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë të Kosovës, duke u angazhuar fuqishëm për ndryshim.
“Në këtë qytet të ndershmërisë dhe punës, valët e mbështetjes për LDK-në po bashkohen me lumë, duke përfshirë çdo kënd të Kosovës”.