Abdixhiku: Bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë, e jo të gozhdohen e shantazohen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: Bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë, e jo të gozhdohen e shantazohen

    Insajderi
    17 January 2025 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bizneset e vendit në qeverinë e ardhshme me LDK’në do të trajtohen si partnerë dhe jo të gozhdohen e shantazhohen.

    Ai këtë e ka thënë këtë pas një vizite në kompaninë Gemix në Pejë.

    Vizituam kompaninë Gemix në Pejë – shembull i sipërmarrjes inovative dhe përkushtimit ndaj cilësisë në industrinë e ndërtimit; me 70 të punësuar që mbulon tregun në Kosovë, por që është edhe eksportues i suksesshëm në Ballkan dhe në Europë.

    Prodhim i stiroporit, bojërave e fasadave!

    Eksport, punësim, vlerë!

    Por, probleme me rrymë! Viti 2025 e bizneset tona që krijojnë ballafaqohen me probleme bazike, sikurse energjia elektrike!

    Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë!

    Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark