Abdixhiku: Deklarata e Macron lajm i keq për Kosovën, qytetarët tanë meritojnë liberalizimin e vizave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Deklarata e Macron lajm i keq për Kosovën, qytetarët tanë meritojnë liberalizimin e vizave

    Insajderi
    17 October 2023 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Sipas Abdixhikut, janë tri të vërteta të trishta nga deklarata e presidentit francez Macron, që e dha sot në Shqipëri, e që sipas tij është lajm shumë i keq.

    “E para vërtetë e trishtë është fakti që ne jemi në një pozicion që duhet pritur prej një fuqie të rëndësishme Evropiane, në dyshen e parë të Evropës, një pozicion qortues ndaj Kosovës pas 24 shtatorit. Sot jam ndier keq shumë sepse qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizim të vizave. E kanë merituar në vitin 2016 e meritojnë sot e gjithmonë. Mund të flasim për përgjegjës kush ka faj e kush jo, është një faturë e dëmshme për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku në Context të ATV-së


    Tutje Abdixhiku ka shtuar se lajm edhe më i trishtë ka qenë reagimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

    “Fakti që jemi në një diskutim të tillë potencial është bukur lajm i trishtë. E vërtetë ë trishtë e dytë, ne u portretizuam si vend që nuk e mbajmë fjalën. Kjo deklaratë po vjen nga një fuqi si Franca. Ky është lajm shumë i keq për Kosovës. E vërteta e trishtë e tretë është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme”, është shprehur Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark