Abdixhiku deklarohet para takimit me Osmanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku deklarohet para takimit me Osmanin

    Insajderi
    04 June 2025 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para takimit tha se tema do të jetë vetëm për zgjedhje lokale.

    “Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale. Kjo është tema e diskutimit. Vetëm për zgjedhje lokale do të jetë”, tha shkurt Abdixhiku derisa për gazetarët.

    Deklarata e tij vjen pasi u përfol se në këtë takim me presidenten mund të flitet edhe për bllokadën e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve të përgjithshme.

    Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas dështimit të seancës së sotme tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që të mbahen dy palë zgjedhje.

    “Sot kemi ftesë nga presidentja Osmani që të takohemi në orën 14:00 të flasim për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Ne do të jemi të pranishëm në këtë takim. Është e rëndësishme që partitë politike të dëgjohen të shihen propozimet e tyre për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Por nuk përjashtohet situata ku mund të mbahen të dyja bashkë. Ne nuk jemi kundër si VV, nuk është ky qëndrimi ynë primar. Por në qoftë se mbahet peng dhe nuk konstituohet Kuvendi atëherë e vetmja zgjidhje tjetër janë zgjedhjet. Ndonëse ne e dimë që pa u konstituar Kuvendi nuk mund të shkohet në zgjedhje, por kjo mund të bëhet me një marrëveshje të re politike”, tha më herët ajo./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark