Abdixhiku deklarohet pas debateve për koalicione, ka kritika për KQZ’në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku deklarohet pas debateve për koalicione, ka kritika për KQZ’në

    Insajderi
    12 February 2025 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pret që në fund partia e tij t’i ketë 180 mijë vota. Sipas tij, do të arrijë përreth 20 për qind.

    “Të dashur mbështetës, Vërtetë doja të prisja numërimin e rezultateve – edhe plot 100 mijë votave të tjera – para se të nisnim diskutimin paszgjedhor; por në gjithë helmim e vrerin politik të tanishëm edhe pritja e një gjëje bazike duket e pamundur”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku në reagim, shkruan Insajderi.

    Pos tjerash, ai ka thënë se KQZ’ja “as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë”.

    “Tani, sa i përket rezultatit. Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota. Po, LDK do ta arrijë rreth 20%. Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike”, ka deklaruar ndër të tjera kandidati i LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dijmë, por LDK pritet ti shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë. Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri!”, ka thënë tutje ai.

    Ai ka thënë se vazhdon t’i ketë qëndrimet e njëjta sikurse para zgjedhjeve lidhur me marrjen e pushtetit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark