
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një konference për media ka bërë të ditur rezultatet preliminare, që ka nxjerrë nga komisionerët e tyre.
Sipas Abdixhikut, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 871,478 persona. LVV ka marrë 39.88 për qind në këto zgjedhje parlamentare. PDK 21.84 për qind, si dhe LDK 18.41 për qind.
“Sipas numërimeve të votave nga komisionerët tanë, në proces zgjedhor kanë marrë pjesë 871,478 qytetarë. LDK në këtë proces ka marrë 18,41 për qind, pra 185 mijë vota, LVV ka 39.88 për qind, PDK ka marrë 21.84 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 7.62 për qind. Lista Familja 1.5 për qind, minoritetet dhe të tjera janë 11.02 për qind.
LDK pret që rreth 30-35 mijë vota t’i shtohen në rezultatit përfundimtar. Në përqindje, do duhej të ishte përreth 20 për qind. Është rezultat të cilin e respektojmë. Përgjegjësinë e marr unë, edhe për fushatën edhe drejtimin e partisë dhe do t’i jap llogari vetëm LDK-së“, ka thënë ndër të tjera ai.
“Prokuroria e Shtetit do të duhej të mirreshin me këtë rast, sepse është çështje e keqpërdorimit. Kjo garë nuk bëhet për të mundur dikë, por për të ofruar dikë. Duhet një parti politike me gjithë angazhimin e vet elektoral të dal me rezultate që pothuajse janë përfundimtare në këtë drejtim“, shtoi Abdixhiku. /Insajderi.org/