I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditë më parë “paralajmëroi” aderimin e ish-anëtares së listës “Guxo” Doarsa Kica-Xhelili në LDK.
I ftuar në një studio televizive, Abdixhiku tha se e vlerëson Kica-Xhelilin si deputete aktive dhe profesionale.
“Deputetja Doarsa Kica Xhelili është njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës. Është profesionale e përgatitur që shtyn interesa shoqërore të gjitha niveleve. Do të ishte nder për secilën parti që ta ketë në radhët e veta një deputete si ajo”, ka thënë ai.
Ndërkaq, sot sipas burimeve të Gazetës Express, e njëjta ka aderuar në partinë opozitare sot.
Abdixhiku në intervistën e tij tha se për njerëz të mirë si ajo, LDK-ja është e interesuar t’i ketë në parti.
“Njerëzit më të mirë që i ka Kosova jemi të interesuar t’i kemi në parti”, tha Abdixhiku.