
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar për herë të parë zërat se disa deputetë të subjektit të tij janë kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të ndihmuar krijimin e një shumice të re.
Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë bisedë me deputetët lidhur me ndonjë presion të mundshëm nga LVV, dhe se nuk ka ndërmend t’i bindë ata për të qëndruar.
“Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë nuk ka shfaq një gjë të tillë,” tha Abdixhiku në “Pressing” në T7, përcjell Insajderi.
Sipas tij, këto zëra janë kryesisht produkt i diskutimeve mediatike, ndërsa konfirmoi se kontakte nga LVV ka pasur, por asnjë nga deputetët nuk ka deklaruar se ka ndërmend të largohet nga LDK.