Abdixhiku: Do t’i mbulojmë shpenzimet e të gjithë të porsalindurve në vitin e parë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Do t’i mbulojmë shpenzimet e të gjithë të porsalindurve në vitin e parë

    Insajderi
    25 January 2025 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Shtime ka përsëritur zotimin për mbulimin e shpenzimeve të të gjithë të porsalindurve në vitin e parë.

    Sipas tij pelenat dhe qumështi do të jenë të falas për fëmijët deri në 12 mujorin e tyre. Përderisa ai foli edhe për fëmijën e tretë, që programi i tyre parashesh 5000€.

    ‘’Do të keni një Kryeministër që punon për fëmijët, për familjen, për qytetin tuaj! Një Kryeministër që jep projekte e jo fjalë; ju bën bashkë e nuk ju ndanë; ju jep shpresë e jo frikë. Mbi të gjitha, një Kryeministër rugovist që anëtarësimin në NATO e ka mision historik! Për këtë qëndroj unë dhe ekipi im! Për ketë kërkoj mbështetjen tuaj në Shtime tani! Njerëzit e Kosovës, janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë, janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që propagandojnë por s’japin asnjë rezultat. Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndenja e braktisjes. Kësaj lodhjeje të tyre, ne i përgjigjemi me një thirrje’’, tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark