Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili kishte deklaruar se dy njerëzve që askush nuk ju ka thënë puna e mbarë janë Vali Corleone dhe Kurti.
Ne një interviste për RTK dukagjini, Kurti tha se puna e mbarë atij i kishin thënë shumë qytetarë gjatë tërë jetës, shkruan Insajderi.
Tutje, ai shtoi se nëse menaxhimin i mire është siç ka qenë në qeverisjen Hoti atëherë më mirë që nuk jam menaxherë.
“Çka me i thanë tash, unë po e menaxhoj qeverinë e Republikës së Kosovës në ditën më të mirat që i ka sjellë kjo qeverie. Nëse menaxhimin i mirë është siç ka qenë në qeverinë Hoti dhe qeverie e mëhershme atëherë më mirë mos të jem menaxherë. Puna e mbare mua më kanë thëne shumë qytetare tonë jetën:, tha Kurti.