Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përjashtimit të tre futbollistëve nga kombëtarja e Kosovës, përfshirë Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Aro Muric, për shkak të shkeljes së rregullave të vendosura nga trajneri Foda dhe FFK-ja.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku e ka mbështetur fort Zhegrovën dhe e ka cilësuar atë si aset kombëtar.
“Edoni do të ngritet mbi çdo padrejtësi. Sepse është i drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh i bëhet padrejtësi, por si fitues që është, do t’i mundë të gjithë! Kokën lartë, djalë! Në mes të dështimeve të futbollit kosovar, je një shpresë që Kosova do të arrijë sukses në fund!”