Lidhja Demokratik e Kosovës është në drejtim të mbarë, beson kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, raporton Insajderi.
Ai në një tubim me qytetarë të Vitisë, tha se “nëse dy vjet më parë mbetëm pak, tani çdo ditë po bëhemi më shumë”.
Ndërkaq, siç beson ai, forcimi i LDK-së “është ndryshim për Kosovën”.
Shkrimi i Abdixhikut:
“Falënderim i veçantë gjithë qytetarëve të Vitisë që këtë të shtunë iu përgjigjen kaq masivisht takimit, “LDK ju dëgjon”.
Sado e gjatë të jetë rruga përpara, Lidhja është në drejtim të mbarë. Nëse dy vjet më parë mbetëm pak, tani çdo ditë po bëhemi më shumë. Sepse po dëgjojmë, po flasim e po qëndrojmë përballë popullizmit. Ndryshimi ynë i mbarë është forcim. Forcimi ynë i ri është ndryshim për Kosovën”.