Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme. Nuk asnjë dyshim për këtë”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova.
Abdixhiku është pyetur për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera.
“Të gjitha partitë duhet të jenë në garë. Pas zgjedhjeve mund të diskutohet për koalicione dhe besoj që do të jetë e shëndetshme, por jo para zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.
LDK’ja ishte e treta në zgjedhjet e kaluara parlamentare.