Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të bashkohen në sheshet e kryeqytetit për të shënuar fillimin e vitit të ri.
Ai ka bërë thirrje që nesër, nga mesdita, të mbushen sheshet Ibrahim Rugova dhe George Bush me jetë, gjallëri dhe festë.
Abdixhiku tha se ky është një moment për të përjetuar e shënuar fillime të reja dhe se vendi ka një të ardhme të bukur përpara.
“Ky vend ka të ardhme të bukur përpara. Do ta bëjmë se s’bëhet ndryshe!” ka deklaruar ai.