×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku garanton sektorin publik: Java e parë, koeficient 150

    Insajderi
    12 December 2024 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpjeguar premtimin e koeficientit 125 dhe 150.

    Ai deklaroi se premtimin për koeficientin 125 e kishë bërë në Konventë të vitit 2023, përderisa tani me rritjen e inflacionit edhe koeficienti është rritur si premtim.

    “Në qoftë se po më idhnoheni që nesër po e përmirësoj premtimin, nuk kam asnjë brengë. Ne qoftë se ju them që do ta bëj 125 dhe e kam bë 150 gëzohuni. Por në qoftë se ju them 150 dhe po e bëj 125, atëherë iu kam mashtruar”, tha Abdixhiku.

    “Ne programin e kemi nisur ta hartojmë në vitin 2022, në takimin Lidhja për të Ardhmen këtu në Prishtinë, që e kemi mbajtur në vitin 2022, pra në vitin 2022 kemi nisur rregullimin e programit. Programi ka zgjatur 1 vit e 2 muaj dhe është prezantuar më 19 nëntor të vitit 2023. Në konventë e kam prezantuar koeficientin 125, pra në Konventë në Prishtinë, është video, nuk është e fshehur. Kemi thënë në vitin e parë 125 dhe krejt në fund 150. E normal atëherë inflacioni ka qenë shumë i ulët. Atëherë koeficienti ka qenë 105, tani kur rritet 110 normal që rritet”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Tutje ai tha se “pas konventës ne jemi mbledhur, kemi bërë llogaritje të re dhe kemi thënë që Kosova në komulativ për 4 vitet e fundit në mesatare janë varfëruar për 25%. Në dokument thuhet se ky është një dokument i gjallë dhe përditësohet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark