“Kur ka qenë mësimi gjithëditor, opozita e Vetëvendosjes në Prishtinë ka dalë në foltore të Kuvendit ka thënë: ‘mësimi tërëditor është për nënat Dembele’”, kështu kishte deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Por, që kjo po del të jetë një deklaratë e rrejshme, pas opozita e VV-së, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nuk ka thënë një gjë të tillë.
Për këtë gënjeshtër të Abdixhikut, reagoi sot deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i cili e ka quajtur lider të rrejshëm kryetarin e LDK-së.
“Fake lideri i fake pëlqimeve tash konfirmohet zyrtarisht si gënjeshtar”, tha ai.