Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur kampion Xhafer Gashin, kandidatin e këtij subjekti politik për deputet, pas tubimit madhështor në Obiliq.
Abdixhiku ka thënë se është zotuar para kastriotasve për rritje të ekonomisë dhe hapje të vendeve të punës.
I pari i LDK’së i uroi suksese Gashit dhe Lendita Bekteshit, kandidates për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
OBILIQ!
Tubim që të lë pa fjalë. Palestra Sportive ‘Adem Jashari’ ishte e mbushur plot!
Xhafë, je kampion!
Gra e burra të bashkuar për të ardhmen! Entuziazëm, besim, dhe shpresë që na ngarkon me përgjegjësi të madhe!
Në Obiliq, mes njerëzve të ndershëm e punëtorë, u zotuam për të ardhmen që do ta ndërtojmë bashkë! Për Kosovën ku zhvillimi nuk është premtim, por realitet; ku ekonomia rritet dhe hap vende pune; ku bizneset kanë përkrahje, dhe ku rinia ka mundësi për të shkëlqyer!
Programi ynë ‘Rruga e Re’, bashkë me ekipin tonë me profesionistë të përkushtuar, janë ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë ku askush nuk mbetet prapa, dhe që është shembull i zhvillimit në rajon dhe Europë.
9 shkurti është pika e kthesës që përcakton fatin e Kosovës, dhe për ne, përgjigjja është e qartë: Kosova është e gatshme për ndryshimin që po e sjell Lidhja Demokratike bashkë me qytetarët e vendit!
Fitore, dhe asgjë më pak!
Faleminderit Xhafer për organizimin e jashtëzakonshëm, dhe suksese ty e Lendita Bekteshit!