Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Deçan, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga mbështetësit e tij.
Abdixhiku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka thënë se LDK po shndërrohet në një model që shumë të tjerë duan ta ndjekin.
Ai ka nënvizuar se kjo fushatë ka bërë që LDK-ja të bëhet objekt i zilisë nga partitë e tjera, duke shtuar se tani ato po përpiqen të duken si LDK.
“DEÇAN çka keni ba’ kështu?! Tash po e kuptoj se pse në këtë fushatë, të gjithë po na kanë zili; të gjithë duan të duken sikurse ne! Aq shumë zili na kanë, sa që tani po thonë ne jemi LDK!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku ka bërë thirrje që qytetarët të besojnë në LDK dhe t’i japin votën numrit 124 në zgjedhjet e ardhshme.
“E meqë duan të na ngjasojnë, e meqë aq shumë duan të duken si ne, le tua bëjmë më të lehtë!
Le të votojnë drejt LDK, le të votojnë 124“.
“Jeton të lumtë! Armend, Fadil, Hysen e Zeqir, suksese!”.