Në kuadër të ciklit të ri debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar struktura e qytetarë të komunës së Deçanit.
Në këtë takim kryetari Abdixhiku ka folur për rëndësinë e hartimit të Programit të LDK-së ku janë të angazhuar njerëzit më të përgatitur e ekspertë të shumtë.
“LDK-ja prej se ka filluar hartimin e programit të saj; ka mbajtur takime fillimisht me grupe ekspertëve dhe pastaj ka vazhduar aktivitetin e saj në terren. Po takojmë qytetarë të shumtë; punëtorë, ndërmarrës, biznese e grupe interesi për t’i dëgjuar nga afër problemet dhe sfidat e tyre të cilave do tu japim zgjidhje përmes platformës tonë e cila si burim ka zërin qytetar; ndërsa kjo platformë do ta ketë programin më përmbajtësor që Kosova ka pasur ndonjëherë”, ka thënë Abdixhiku.
Lexo edhe:
Ai tha se LDK ka hapur dyert për profile të reja, njerëz profesionistë të jashtëzakonshëm të cilët çdo ditë po shprehin interesim për të kontribuar për zhvillimin e vendit përmes platformës së LDK-së e cila padyshim do të jetë oferta më e mirë për qeverisje.
Abdixhiku ka folur edhe për organizimin e brendshëm partiak, me ç’ rast theksoi punën e madhe që po e bëjnë degët e nëndegët gjithandej Kosovës.
“Po bëhet një punë e palodhshme nga strukturat tona; në nivel qendror e lokal, ku entuziazmi dhe vullneti për punë i njerëzve tanë është dëshmi se rikthimi i madh i LDK-së është i pashmangshëm”, ka përfunduar ai.