Abdixhiku i tregon studentëve se kur 'vdes' demokracia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Abdixhiku i tregon studentëve se kur ‘vdes’ demokracia

    Insajderi
    20 April 2022 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit Filozofik mbi sfidat politike dhe nevojat për reforma në arsim, transmeton Insajderi.

    Njëra ndër çështjet që Abdixhiku e trajtoi me theks të veçantë ishte, siç u shpreh ai, shkelja e Kushtetutës nga pushteti aktual, krijimi i precedentit për mos marrje të përgjegjësisë, si dhe interpretimi i vendimit të gjykatës me gjuhë politike nga ana e pushtetit.

    “Për më keq, Kushtetuta është shkelë edhe nga ata që është dashur të merren me reformën në arsim, përkatësisht ministrja e Arsimit, andaj kjo është e papranueshme. Demokracia na duhet e gjallë dhe funksionale, ndërsa shkelja, analizimi dhe interpretimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti është përpjekje për defunksionalizim dhe mbytje të demokracisë”, tha ai.

    Abdixhiku në këtë takim u është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të studentëve mbi me rolin e LDK-së si parti opozitare. /Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark